Një kryevepër nga Maldini: Leao largohet, në vend të tij vjen ylli i Premier League me kosto zero

Asgjë nga rinovimi, Leao bën gati valixhet, Maldini ka gjetur zëvendësuesin në Angli.

Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të përfolur pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Milanin.

Leao e fitoi titullin në Serie A duke u shpallur futbollisti i sezonit, ndërsa këtë sezon ka realizuar 4 gola dhe 8 asistime në 13 ndeshje të luajtura.

Chelsea tentoi transferimin e Leaos verën e kaluar duke ofruar 120 milionë euro, por Rosonerët nuk lejuan largimin e tij.

Por situata ka ndryshuar, pasiqë Milan nuk po arrin dot marrëveshje me Leaon për rinovimin e kontratës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka gjetur pasardhësin e Leaos në Serie A.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan e ka gjetur pasardhësin e Leaos në Premier League.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Brighton, Leandro Trossard i cili po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 5 gola dhe 2 asistime në 10 ndeshje të luajtura.

Belgut i skadon kontrata me Brighton në fund të sezonit dhe Maldini e ka piketuar atë si zëvendësuesin ideal të Leao-s.

Rosonerët pritet të nisin së shpejti bisedimet me agjentin e belgut për të arritur marrëveshje në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here