Lajm bombastik: Milan transferon yllin e Juventusit

Lajm bombastik nga Italia, ylli i Juventusit transferohet te Milani.

Juventus e ka nisur sezonin e ri në mënyrë katastrofale duke u eleminuar nga faza e grupeve në Champions League.

Në Serie A, Biankonerët renditen në pozitën e 8-të me 19 pikë të grumbulluara dhe Allegri është pranë shkarkimit.

Por përveç Allegrit nga Juventusi mund të largohen edhe disa lojtarë dhe nga kjo synon të përfitojë Milani.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e talentit të Juventusit, Nicolo Fagioli.

Fagioli konsiderohet si talent i madh në Itali dhe Rosonerët synojnë tia rrëmbejnë Juventusit.

Fagioli ka kontratë me Biankonerët deri në vitin 2026, por këtë sezon ka luajtur vetëm 60′ minuta me Juventusin dhe dëshiron largimin për të luajtur më tepër minuta tek ndonjë tjetër skuadër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here