Oferta prej 80 milionë eurove ka arritur: Sandro Tonali largohet nga Milani

Oferta stratosferike ka arritur, Sandro Tonali largohet nga San Siro.

Sandro Tonali është shndërruar në njërin nga mesfushorët më të mirë Italian, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.

Tonali ka realizuar 1 gol dhe 3 asistime në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe disa gjigantë europian synojnë transferimin e tij.

Portali i njohur spanjoll për transferime fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar Liverpooli synon transferimin e Sandro Tonalit nga Milani.

Skuadra e Klopp është në krizë rezultatesh këtë sezon dhe trajneri gjerman ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e Tonalit.

Vlera e Tonalit në treg është 50 milionë euro, por për ta lënë të lirë Milani kërkon 80 milionë euro, shifër të cilën Reds janë të gatshëm ta paguajn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here