Nuk po përshtatet te Barcelona: Raphinha huazohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Raphinha huazohet në Serie A.

Sulmuesi brazilian, Raphinha u transferua te Barcelona verën e kaluar për 58 milionë euro, pas sezonit mbreslënës me Leed United.

Edhe përkundër bujës së madhe që bëri, Raphinha nuk po arrin të përshtatet te Barcelona dhe në janar mund të largohet nga Camp Nou.

Raphinha ka realizuar 1 gol dhe 4 asistime në 16 ndeshje të luajtura, ndërsa paga e tij te Barcelona është 6 milionë euro në sezon.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Raphinha mund të huazohet në Serie A te Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë, pasiqë afrimi i Di Marias ka rezultuar si dështim.

Juventus dhe Barcelona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here