Lajm bombastik: Jose Mourinho largohet nga Roma

Lajm bombastik nga Italia, Jose Mourinho largohet nga Roma.

Jose Mourinho ka arritur ta rikthejë Romën në shtigjet fituese duke e fituar Ligën e Konferencës sezonin e shkuar.

Roma nuk kishte fituar trofe nga sezoni 2007-08 dhe Special One arriti ta bëjë këtë në sezonin e tij të parë në Olimpico.

Këtë sezon Roma renditet në pozitën e shtatë me 1 pikë më pak se vendi i katërt dhe 12 më pak se Napoli në vend të parë.

Sipas raportimeve të fundit, Jose Mourinho mund të largohet nga Roma në fund të sezonit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Florentino Perez e ka piketuar Jose Mourinhon si pasardhësin e Carlo Ancelottit.

Ancelotti sipas të gjitha gjasave do të pensionohet në fund të sezonit dhe Perez ka vendosur t’ia besojë përsëri stolin Mourinhos.

Mourinho ishte trajner i Realit për tre vite dhe me Los Blancos arriti të fitojë La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here