Marotta është gjeni: Calhanoglu largohet për €40m, pasardhësi vjen për €20m

Bomba e janarit, Hakan Calhanoglu largohet nga Interi, Marotta ka gjetur pasardhësin.

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet Interit.

Calhanoglu e ka nisur mirë sezonin e ri duke realizuar 3 gola dhe 5 asistime në 19 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe interesimi për të është i madh.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin Calhanoglun në merkaton e janarit.

Newcastle dhe PSG janë skuadrat e interesuara për mesfushorin turk dhe për shërbimet e Calhanoglut Inter kërkon 40 milionë euro.

Në rast se Calhanoglu largohet, Inzaghi ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e Luis Albertos, i cili është pranë largimit nga Lazio. Për kartonin e Albertos, Inter do të paguaj 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here