Krisje me Mourinhon: Karsdorp në janar tek një tjetër gjigant italian

Karsdorp largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Mbrojtësi holandez, Rick Karsdrop pritet të largohet nga Roma në janar, pasiqë Mourinho nuk e dëshiron më në skuadër.

Karsdorp ishte i besuari i Mourinhos, por trajneri portugez ka vendosur ta largojë nga skuadra holandezin pas ndeshjes me Sassuolon.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Karsdorp do të mbetet në Serie A, pasiqë Juventus synon afrimin e tij në merkaton e janarit.

Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe kanë vendosur që të përfitojnë nga situata e krijuar te Roma.

Karsdorp ka kontratë me Romën deri në vitin 2025, ndërsa Juventus synon huazimin e holandezit me opsion blerjeje.

Marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi, pasiqë Mourinho nuk e dëshiron më në skuadër holandezin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here