Mourinho synon Scudetton: Roma transferon tre super yje në merkaton e janarit

Revolucion te Roma, Mourinho transferon tre yje në merkaton e janarit.

Roma nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe Giallorosët renditen në pozitën e 7-të në Serie A me 26 pikë të arkëtuara.

Problemet e shumta me lëndimet kanë bërë që Roma të ngec disa herë këtë sezon dhe në janar Giallorosët pritet të bëjnë disa goditje në merkaton e janarit.

Calcio Mercato, shkruan se Mourinho ka piketuar tre përforcime për merkaton e janarit: një qendërmbrojtës, një mbrojtës për krahun e djathtë dhe një sulmues.

Sa i përket vijës së mbrojtjes, Roma synon transferimin e Jose Gimenez dhe Hector Bellerin në merkaton e janarit.

Gimenez dëshiron largimin nga Atletico dhe për shërbimet e tij Roma pritet të paguaj 30 milionë euro.

Bellerin nuk ka bindur te Barcelona dhe Blaugranët janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet falas në janar.

Në sulm, Roma synon transferimin e yllit të Crystal Palace, Wilfried Zaha, kontrata e të cilit skadon në fund të sezon. Për kartonin e ivorianit Roma do të paguaj 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here