Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milan ka ngecur në tre ndeshjet e fundit në Serie A duke marrë një humbje, një fitore dhe një barazim.
Skuadra e Piolit është 8 pikë larg Napolit në vend të parë dhe në janar Rosonerët pritet të bëjnë disa goditje në merkato.
Objektivi kryesorë i Milanit për merkaton e janarit është transferimi i një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Maldini e ka gjetur atë në Spanjë.
Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e yllit të Villarreal, Samuel Chukwueze.
Sulmuesi nigerian ka realizuar 3 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Villarrealin i skadon në vitin 2024.
Villarreal e nisi mirë sezonin e ri, por pas largimit të Emery skuadra është futur në një krizë rezultatesh dhe Chukwueze dëshiron largimin.
Për kartonin e Chukwueze Milan do të paguaj 20 milionë euro, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit në Katar.