Bomba e janarit: Belotti transferohet tek një tjetër gjigant italian

Lajm bombastik nga Italia, Belotti largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Sulmuesi italian, Andrea Belotti bëri bujë të madhe verën e kaluar kur u transferua te Roma, pas 7 sezoneve me fanellën e Torinos.

Edhe përkundër bujës së madhe, Belotti nuk po arrin të përshtatet te Roma dhe në 17 ndeshje të luajtura, ka realizuar vetëm 2 gola.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Belottit në merkaton e janarit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi, pas lëndimeve të Origit dhe Ibrahimovic.

Origi konsiderohet tashmë si një transferim i dështuar dhe Maldini e ka piketuar Belottin si zgjidhjen ideale për vijën e sulmit.

Belotti ka kontratë me Romën deri në fund të sezonit dhe Milan pritet të paguaj rreth 5 milionë euro për kartonin e 28 vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here