Gati hakmarrja për Calhanoglu: Milan transferon yllin e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Milan i hakmerret Interit për Calhanoglun.

Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet Interit me parametra zero.

Te Milan nuk e kanë kapërdirë mirë tradhëtinë e Calhanoglut dhe Rosonerët kanë gati hakmarrjen.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon tia rrëmbejë Interit yllin e skuadrës.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin holandez, Stefan De Vrij i cili në fund të sezonit pritet të largohet nga Interi.

Holandezit i skadon kontrata me Neroaxurët në qershor të 2023 dhe Milan synon transferimin e tij me parametra zero.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here