Çfarë tradhëtie: Insigne rikthehet në Serie A, por te rivalët e Napolit

Lajm i bujshëm nga Italia, Lorenzo Insigne rikthehet në Serie A.

Sulmuesi italian, Lorenzo Insigne verën e kaluar vendosi të largohet nga Napoli pas 15 viteve me fanellën e Napoletanëve.

Insigne vendosi që ta vazhdojë karrierën në MLS duke u transferuar te Toronto, por sipas raportimeve të fundit në janar mund të rikthehet në Serie A.

Italiani ka realizuar 6 gola dhe 2 asistime në 12 ndeshje të luajtura me Toronton, ndërsa Calcio Mercato, shkruan se Insigne dëshiron rikthimin në Itali.

Sipas Calcio Mercato, Insigne në janar mund të rikthehet në Serie A, pasiqë interesim për të ka shfaqur Juventusi.

Biankonerët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Di Maria-s dhe e kanë piketuar Insignen si zëvendësuesin ideal.

Insigne ka kontratë me Toronton deri në vitin 2026, por Biankonerët mund ta transferojnë për një shifër modeste.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here