BOMBË NGA ITALIA: Spalletti vitin e ardhshëm tek rivalët e Napolit

Lajm bombastik nga Italia, Luciano Spalletti sezonin e ardhshëm tek një tjetër gjigant italian.

Napoli është surpriza më e madhe këtë sezon. Napoletanët janë në vendin e parë në Serie A me 41 pikë të arkëtuara në 15 ndeshje të luajtura.

Skuadra e Spallettit nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionat, ndërsa në Champions League janë mposhtur vetëm nga Liverpooli.

Strategu 63-vjeçar konsiderohet si më meritori për suksesin e Napolit këtë sezon, ndërsa kontrata me Napoletanët i skadon në qershor të vitit 2023.

E përditshmja italiane La Reppublica, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon verën e ardhshme transferimin e Spallettit.

Agnelli nuk është i bindur me rezultatet e Allegrit dhe në ka vendosur që stolin t’ia besojë Spallettit.

Përveç Spallettit, Juventus synon t’ia rrëmbejë Napolit edhe drejtorin sportiv, Cristiano Giuntoli, i cili bëri një merkato të shkëlqyeshme duke zbuluar lojtarë si Kvaratskhelia, Anguisa dhe Min.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here