Marrëveshja është arritur: Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A.

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo sipas të gjitha gjasave në janar do të largohet nga Manchester United.

Portugezi bëri bujë të madhe me deklaratat e tij të fundit rreth United dhe trajnerit Ten Hag.

Manchester United dhe Ronaldo kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës, ndërsa agjenti i tij Jorge Mendes duket se ia ka gjetur skuadrën e re.

Calcio Mercato, shkruan se Jorde Mendes ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e Ronaldos në San Siro.

Milan është në kërkim të një qendërsulmuesi pas lëndimeve të shumta dhe portugezi do të firmos kontratë deri në fund të sezonit.

Mendes ka marrëdhënie të mira me Rosonerët dhe do ta ndihmojë Milanin për ta zgjidhur edhe çështjen e Leaos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here