Po shkëlqen në Botëror: Inter transferon yllin e madh për €50m

Inter ka gati goditjen e madhe.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Inter-i, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e së ardhmes për vijën e sulmit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e sulmuesit holandez, Cody Gakpo.

Gakpo po shkëlqen këtë sezon te PSV, duke realizuar 15 gola në 29 ndeshje dhe po vazhdon me paraqitjet e mira duke realizuar edhe në Botëror ndaj Senegalit.

Holandezi mund të luaj nga të dy krahët e sulmit, por edhe si qendërsulmues, prandaj Neroaxurët synojnë transferimin e tij verën e ardhshme.

Gakpo ka kontratë me PSV deri në vitin 2026 dhe për kartonin e tij Inter do të duhet të paguaj më së paku 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here