Po shkëlqen në Botëror: Inter transferon yllin amerikan për €20m

Marrëveshja është arritur, Milan transferon yllin amerikan.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Inter-i, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e janarit.

Calcio Mercato, shkruan se Inter ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin amerikan Antonee Robinson.

Robinson po shkëlqen në Botëror me përfaqësuesen e Amerikës, ndërsa te Fulham këtë sezon ka luajtur në 15 ndeshje.

Neroaxurët e kanë piketuar mbrojtësin amerikan si zëvendësuesin ideal të Robin Gosens, i cili pritet të largohet nga skuadra në janar.

Për të siguruar shërbimet e Robinson, Inter do të duhet të paguaj 20 milionë euro, ndërsa Marotta do të tentojë huazimin e tij me opsion blerjeje, shkruan Calcio Mercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here