E bujshme: Gjiganti europian dëshiron Piolin, Milan ka gjetur zëvendësuesin

Lajm i bujshëm nga italia, Stefano Pioli në shënjestrën e gjigantit europian.

Trajneri italian, Stefano Pioli arriti të futet në historinë e Milanit duke e fituar Scudetton me Rosonerët sezonin e kaluar.

Strategu 57-vjeçar arriti ta bëjë këtë pa shpenzuar shuma të majme të merkato dhe me një skuadër relativisht të re në moshë.

Falë suksesit historik me Milanin, Pioli ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, shkruan se Atletico Madrid e ka piketuar Stefano Piolin si zëvendësuesin ideal të Diego Simeones.

Simeone pritet të largohet nga Atletico në fund të sezonit dhe drejtuesit e klubit Madrilenët dëshirojnë tia besojnë stolin Stefano Piolit.

Pioli ka kontratë me Milanin deri në vitin 2025 dhe për momentin nuk dëshiron largimin nga San Siro.

Në rast se Pioli largohet nga Milani, Calcio Mercato shkruan se Rosoner do t’ia besojë stolin De Zerbit, i cili po bënë një punë të shkëlqyeshme te Brighton.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here