As Milan dhe as Juventus: Kessie ka skuadër të re për €22m

Merr fund drama, Franck Kessie në janar largohet nga Barcelona.

Mesfushori ivorian, Franck Kessie verën e shkuar bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe ti bashkohet Barcelonës me parametra zero.

Mirëpo Kessie nuk e ka nisur mirë aventurën në Camp Nou duke luajtur vetëm 758′ minuta.

Javët e fundit është raportuar për rikthimin e Kessie në Serie A, ndërsa interesim për të kanë shfaqur gjigantët italian, Juventus, Milan dhe Inter.

Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Kessie do ta vazhdojë karrierën në Premier League, pasiqë Fulham synon transferimin e tij në janar.

Klubi anglez i ka ofruar Barcelonës 22 milionë euro për kartonin e Kessie dhe Blaugranët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here