Po shkëlqen këtë sezon: Mac Allister transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Alexis Mac Allister transferohet te gjiganti italian.

Argjentina mbrëmë e mposhti Poloninë me rezultat 2-0, ndërsa protagonist ishte edhe mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister.

Mesfushori 23-vjeçar realizoi golin e parë për Argjentinën në minutën e  46-të dhe përveç paraqitjeve të mira me kombëtaren, ai po bën një sezon të shkëlqyshëm edhe te Brighton.

Allister ka realizuar 5 gola në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon në Premier League dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Allister verën e ardhshme.

Neroaxurët janë në kërkim të një mesfushori dhe objektivi kryesorë verën e ardhshme do të jetë Mac Allister.

Argjentinasi ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Inter do të duhet të shpenzojë 40 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here