Tradhëtia e dekadës: Marotta transferohet te Juventusi bashkë my yllin e Interit

Tradhëti e dyfisht, Cristiano Giuntoli dhe ylli i Napolit transferohen te Juventusi.

Futbolli italian u trondit në fillim të kësaj jave pas lajmit se drejtuesit e Juventusit kanë dhënë dorëheqje nga klubi.

Gjithë anëtarët e bordit drejtues kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga drejtimi i rekordmenëve të futbollit italian pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Mes të larguarve janë edhe presidenti Andrea Agnelli, CEO Maurizio Arrivabene dhe zv presidenti Pavel Nedved.

Pronari i Juventusit, John Elkann ka gati revolucionin dhe sipas mediave italiane ai dëshiron rikthimin e Beppe Marottas në klub.

Calcio Mercato, shkruan se Elkann do t’ia besojë Marottas rrolin e drejtorit sportiv, ndërsa president pritet të bëhet Alessandro Del Piero.

Marotta ishte pjesë e Juventusit nga viti 2010, deri në vitin 2018 dhe ishte njëri nga meritorët më të mëdhenj për suksesin e Biankonerëve.

Sipas Calcio Mercato, përforcimi i parë i Marottas në rast të rikthimit, do të jetë ylli i Interit, Denzel Dumfries.

Neroaxurët janë të hapur për shitjen e tij verën e ardhshme dhe Dumfries mund ta vesh fanellën e Juventusit.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here