Maldini është gjeni: Leao largohet për €100m, në vend të tij ylli 60 milionësh me kosto zero

Rafael Leao bën gati valixhet, Maldini ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të kërkuar për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.

Leao u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar pas titullit të fituar me Rosonerët, ndërsa këtë sezon ka realizuar 8 gola dhe 10 asistime në 28 ndeshje.

Verën e kaluar Leao ishte pranë transferimit të Chelsea për 120 milionë euro, por në fund operacioni nuk u realizua.

Portugezi ka kontratë me Rosonerët deri në vitin 2024 dhe në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Milani.

Milan pritet të arkëtojë 100 milionë euro nga shitja e Leaos, ndërsa Calcio Mercato, shkruan se Maldini e ka gjetur zëvendësuesin e tij në Angli.

Sipas Calcio Mercato, Maldini e ka piketuar sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, si pasardhësin e Leaos.

Rashford ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në fund të sezonit dhe Rosonerët synojnë transferimin e tij me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here