Bennacer largohet për €40m, në vend të tij vjen dyshja 70 milionëshe

Milan ka gati revolucionion në vijën e mesfushës.

Mesfushori algjerina, Ismael Bennacer është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Milanit.

Bennacer ka kontratë me Rosonerët deri në vitin 2024 dhe në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro.

Interesim për Bennacer kanë shfaqur Liverpool dhe Chelsea, ndërsa sipas raportimeve të fundit Blutë e Londrës kanë gati ofertën joshëse për Milanin.

Calcio Mercato, shkruan se Chelsea do tia ofrojë Milanit 40 milionë euro për Bennacer dhe kartonin e Jorginhos.

Rosonerët janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Me paratë e arkëtuara nga shitja e Bennacer, Milan do të hidhet në sulm për mesfushorin e Valencias, Yunus Musah.

Mesfushori amerikan po shkëlqen edhe në Botëror me kombëtaren e Amerikës dhe për shërbimet e tij Milan do të ofrojë 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here