Maldini është gjeni: Theo largohet për €80m, zëvendësuesi vjen për €15m

Oferta stratosferike ka arritur, Theo Hernandez largohet nga Milani.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë për momentin.

Që nga transferimi i tij në San Siro, Theo ka gjetur formën e duhur dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Theo ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon te Milani duke realizuar 2 gola dhe 4 asistime, ndërsa në Botëror me Francën ka bërë 2 asistime.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Reali synon rikthimin e Theos në Bernabeu dhe se Perez është i gathshëm të ofrojë 80 milionë euro.

Rosonerët janë të hapur për shitjen e Theos në rast se arrin një ofertë e tillë, ndërsa Maldini ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij në Francë.

Në rast se Theo largohet verën e ardhshme, Milan do të hidhet në sulm për transferimin e mbrojtësit të Rennes, Adrien Truffert.

Truffert është vetëm 21-vjeç dhe këtë sezon ka realizuar 5 asistime. Për kartonin e tij Milan do të duhet të shpenzojë 15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here