Lajm bombastik: Thiago Silva rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Thiago Silva rikthehet në Serie A.

Qendërmbrojtësi brazilian, Thiago Silva po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij edhe përkundër moshës së tij.

38-vjeçari po luan ende në nivele të larta dhe këtë po e dëshmon me paraqitjet e tij në Botëror me Brazilin.

Silva ka kontratë me Chelsea deri në fund të sezonit, por klubi Londinez nuk do tia rinovojë atë, ndërsa braziliani nuk dëshiron të pensionohet.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Thiago Silva verën e ardhshme do të rikthehet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, interesim për Silvan kanë shfaqur Milan, Roma dhe Juventus.

Braziliani ka luajtur më parë në Itali nga viti 2009 deri në vitin 2012 me fanellën e Milanit, para se të transferohet te PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here