E bujshme: Lautaro dhe Dumfries tek e njejta skuadër për €150m

Oferta stratosferike ka arritur, Lautaro dhe Dumfries largohen nga Interi.

Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfries, janë lojtarët më të kërkuar të Interit, saherë që afrohet afati kalimtar.

Sulmuesi argjentinas ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon me Interin dhe ka realizuar 9 gola, ndërsa Dumfries ka bërë 5 gola dhe 6 asistime në 29 ndeshje.

Dumfries po shkëlqen edhe në Botëror me Francën dhe vlera e tij në treg ka arritur shifrën e 60 milionë eurove.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea synon dyshen e Interit dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro.

Chelsea dëshiron dyshen e Interit që në janar, por Neroaxurët preferojnë që Lautaro dhe Dumfries të mbeten në skuadër deri në fund të sezonit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here