E bujshme: Chris Smalling tek një tjetër gjigant italian me parametra zero

Chris Smalling largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Qendërmbrojtësi anglez, Chris Smalling e ka gjetur formën e duhur që nga transferimi i tij te Roma.

Anglezi u transferua në Olimpico në verën e vitit 2019, ndërsa kontrata me Giallorosët i skadon në fund të sezonit dhe 33-vjeçari dëshiron sfida të reja.

Smalling dëshiron të luaj në Champions League dhe nuk planifikon ta rinovojë kontratën me Romën.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, shkruan se agjenti i Smalling ia ka ofruar shërbimet e anglezit Interit.

Neroaxurët janë të interesuar për shërbimet e Smalling, pasiqë De Vrij do të largohet nga skuadra në fund të sezonit dhe anglezi do të ishte zëvendësuesi ideal. Smalling ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 3 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here