Po shkëlqen në Botëror: Goncalo Ramos transferohet në Serie A

E bujshme nga Italia, Goncalo Ramos transferohet në Serie A. 

Portugalia mbrëmë e shpartalloi përfaqësuesen e Zvicrës me rezultat 6-1 duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale ku e pret Maroku.

Surpriza e ndeshjes dhe ndoshta e këtij Botërori ishte sulmuesi portugez Goncalo Ramos, i cili realizoi het-trik ndaj Zvicrës.

Ramos ishte mbrëmë protagonisti kryesorë i ndeshjes duke u bërë lojtari i parë këtë Botëror që shënon het-trik.

Përveç spektaklit që dhuroi mbrëmë me Portugalinë, Ramos po luan shkëlqyeshëm edhe te Benfica duke realizuar 14 gola në 21 ndeshje.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Juventus janë të interesuar për transferimin e Goncalo Ramos verën e ardhshme.

Vlera aktuale e Ramos është 25 milionë euro, por nëse vazhdon me paraqitje të tilla, gjigantët italian do të duhet të shpenzojnë më së paku 50 milionë euro për kartonin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here