Shkëmbim spektakolar: Richarlison te gjigant italian

Bombë nga Italia, Richarlison transferohet në Serie A.

Brazili mbrëmë u eleminua nga Kroacia pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa lojtari që spikati te Seleçaot këtë Botëror, ishte Richarlison.

Richarlison realizoi 3 gola dhe 1 asistim për Brazilin në Botëror, ndërsa goli i tij ndaj Serbisë, është kandidat për çmimin e golit më të bukur.

Braziliani u transferua te Tottenham verën e kaluar për 58 milionë euro, por në verë mund të largohet nga Spurs.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Tottenham synon transferimin e sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic dhe Spurs janë të gatshëm tia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Richarlison në këmbim.

Vlahovic pritet të largohet nga Juventusi, pasiqë nuk po bind aspak dhe Zonja e Vjetër nuk ia ka mbyllur derën ofertës së Tottenham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here