Po shkëlqen në Botëror: Ounahi transferohet në Serie A

Po shkëlqen në Botëror, Azzedine Ounahi bën transferimin e karrierës.

Kombëtarja e Marokut është surpriza e këtij Botërori. Maroku ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale duke e mposhtur Portugalinë e Ronaldos.

Mesfushori i Angers, Azzedine Ounahi është njëri nga lojtarët më meritor për kualifikimin e Marokut në gjysmëfinale.

Ounahi ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Marokun në Botëror dhe në janar 22-vjeçari pritet ta bëjë transferimin e karrierës.

Portali i njohur italian për transferime Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e Ounahit në merkaton e janarit.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe Maldini e ka piketuar marokenin si përforcimin ideal.

Ounahi ka kontratë me Angers deri në vitin 2026, ndërsa vlera e tij në treg është 4 milionë euro por Milan do të duhet të shpenzojë 10 milionë euro pas paraqitjeve mbreslënëse në Botëror.

Calcio Mercato, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit dhe transferimi sipas të gjitha gjasave do të realizohet në merkaton e janarit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here