Neroaxurët për shopping te Napoli.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Inter-i, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e qendërmbrojtësit të Napolit, Kim Min-jae.
Napoli e bleu koreanin verën e shkuar për 18 milionë euro, ndërsa klauzola e tij është 45 milionë euro.
Stefan De Vrij pritet të largohet nga Interi në janar dhe drejtuesit e Interit e kanë piketuar koreanin si pasardhësin ideal.
Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 45 milionë eurove, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.