Shkëmbimi spektakolar: De Vrij në Madrid, ndërsa ylli i Atleticos te Interi

Inter dhe Atletico Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Qendërmbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza në janar, pasiqë kontrata me Neroaxurët i skadon në fund të sezonit.

Calcio Mercato, shkruan se Atletico Madrid synon transferimin e holandezit në janar dhe Madrilenët madje kanë gati ofertën joshëse për Interin.

Sipas Calcio Mercato, Atletico ia ka ofruar Interit një shkëmbim mes Stefan Savic dhe De Vrij.

Savic ka luajtur më parë në Serie A me Fiorentinën, ndërsa kontrata me Atleticon i skadon në vitin 2024.

Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here