Shkëmbimi i dekadës: Dyshja e Barcelonës te Milani, ndërsa Leao në Camp Nou

Lajm bombastik, Barcelona synon transferimin e Rafael Leaos!

Rafael Leao është njeriu i momentit. Pas sezonit mbreslënës duke u kurorëzuar në fund me titullin kampion i Italisë, portugezi po vazhdon me paraqitjet e tij fantastike.

Leao ka realizuar 9 gola dhe 10 asistime në 31 ndeshje të luajtura këtë sezon, duke çmendur kështu gjigantët europian.

Përveç Chelsea, në garë për Leaon janë përfshirë Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona ka gati ofertën e çmendur për Rosonerët.

Blaugranët janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit dyshen De Jong-Torres në këmbim të Leaos.

Milan ka shfaqur interesim për Torres në muajt e fundit, ndërsa De Jong do të ishte një përforcim i madh për vijën e mesfushës.

Vlera e De Jong dhe Torres është 120 milionë euro dhe Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së Barcelonës, shkruajnë mediat spanjolle.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here