E bujshme: Jadon Sancho transferohet në Serie A

Nuk po përshtatet te United, Jadon Sancho nga janari në Serie A.

Sulmuesi anglez, Jadon Sancho mund të largohet nga Manchester United që në janar, sipas raportimeve të fundit.

Sancho bëri bujë të madhe kur u transferua nga Borussia Dortmund te Manchester United për 85 milionë euro.

Por që nga transferimi i tij në Old Trafford, Sancho nuk ka arritur ta gjejë formën e duhur, ndërsa pas lëndimit të pësuar në tetor, 22-vjeçari thuhet se ka rënë në depresion.

Sancho ka fshirë rrjetet sociale dhe nuk është paraqitur në përgatitjet e skuadrës, ndërsa mediat angleze shkruajnë se 22-vjeçari do të largohet nga United në janar.

Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Sancho dëshiron të ndryshojë ambient dhe karrierën sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë në Itali.

Sancho kërkon të rikthehet në formën e duhur dhe Serie A është ambienti i duhur.

Juventus, Inter dhe Milan kanë shfaqur interesim për huazimin e Sanchos, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit.

Mbetet ta shohim se te cili gjigant italian do të huazohet Sancho në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here