Bomba e janarit: Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre

Juventus dhe Inter kanë gati super shkëmbimin.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Gjigantët italian kanë filluar të përgatiten për afatin kalimtarë dhe në janar priten ndryshime tek të dyja klubet.

Portali i njohur italian për transferime Calcio Mercato, shkruan se Juventus dhe Inter mund të shkëmbejnë futbollistët e tyre në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Stefan De Vrij dhe Juan Cuadrados. De Vrij sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza në janar, pasiqë kontrata me Neroaxurët i skadon në fund të sezonit.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi dhe Biankonerët do tia ofrojnë Interit kartonin e Cuadrados, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Në rast se Neroaxurët nuk arrijnë marrëveshje me De Vrij për rinovimin e kontratës, drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here