E bujshme: Jonathan David transferohet në Serie A

Jonathan David te gjiganti italian.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David ka realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 50 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e kanadezit dhe Biankonerët janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për 22-vjeçarin.

Zonja e Vjetër e ka piketuar David si pasardhësin ideal të Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga skuadra.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here