Po shkëlqen në Botëror: Nahuel Molina rikthehet në Serie A

Nahuel Mulina tek gjiganti italian!

Argjentina ka arritur të kualifikohet në finalen e Botërorit ku do të përballen të dielën me Francës.

Përfaqësuesja albiceleste ka arritur në finale duke eleminunar Australinë, Holandën dhe Kroacinë.

Njëri nga lojtarët që po shkëlqen me Argjentinën në Botëror është mbrojtësi i Atletico Madrid, Nahuel Molina.

Molina u transferua nga Udinese te Atletico për 20 milionë euro, por argjentinasi nuk e ka nisur mirë aventurën në Wanda Metropolitano dhe dëshiron rikthimin në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Molinas në merkaton e janarit.

Neroaxurët e kanë piketuar argjentinasin si pasardhësin ideal të Denzel Dumfries, i cili do të largohet nga klubi në merkaton e janarit.

Inter do të arkëtojë 50 milionë euro nga shitja e Dumfries, ndërsa për Molinan zi kaltrit do të shpenzojë 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here