Lajm i bujshëm nga Italia, Eduardo Camavinga në Serie A.
Mesfushori francez, Eduardo Camavinga mund të largohet nga Reali, pasiqë nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër.
Reali e bleu Camavingan vitin e kaluar për 31 milionë euro nga Rennes dhe në sezonin e tij të parë me Los Blancos arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Këtë sezon Camavinga ka luajtur vetëm 775 minuta dhe drejtuesit e Realit janë të hapur për huazimin e tij në merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon huazimin e Camavingas në merkaton e janarit.
Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti. Milan synon huazimin e francezit me opsion blerjeje për 30 milionë euro.