Lajm i bujshëm nga Italia, Bono transferohet në Serie A.
Përfaqësuesja e Marokut është surpriza më e madhe në këtë Botëror, duke arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Maroku arriti të eleminojë Spanjën dhe Portugalinë, ndërsa në gjysmëfinale u mposhtën nga Franca.
Njëri nga më meritorët për suksesin e Marokut, ishte portieri i Sevillas, Yassine Bono.
Bono arriti ta mbajë portën e paprekur në 3 ndeshje nga 5 të luajtura dhe sipas raportimeve të fundit marokeni karrierën mund ta vazhdojë në Itali.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter e ka piketuar Bonon si pasardhësin ideal të Andre Onanas, i cili pritet të largohet nga skuadra.
Onana ka përfunduar në shënjestrën e Manchester United dhe Neroaxurët pritet të arkëtojnë më së paku 40 milionë euro nga shitja e tij.
Bono nga ana tjetër ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Inter do të paguaj 20 milionë euro.