U shpall kampion Bote: Milan transferon yllin e Argjentinës

Shkëlqeu në Botëror, Milan transferon yllin argjentinas.

Argjentina është fituese e Botërorit në Katar pas 36 viteve pritje. Albiceleste triumfuan në finale ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive.

Futbollistët argjentinas shkëlqyen në Botëror dhe disa prej tyre kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Argjentinën në Katar, ishte mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister.

Mac Allister luajti në të gjitha ndeshjet e Argjentinës dhe arriti të realizojë 1 gol dhe 1 asistim.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e argjentinasit.

Rosonerët e kanë piketuar Mac Allister si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.

Argjentinasi ka kontratë me Brighton deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të shpenzojë 40 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here