Shkëlqeu në Botëror: Nicolas Otamendi transferohet te gjiganti italian

U shpall kampion bote me Argjentinën, Nicolas Otamendi transferohet në Serie A.

Argjentina është fituese e Botërorit në Katar pas 36 viteve pritje. Albiceleste triumfuan në finale ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive.

Futbollistët argjentinas shkëlqyen në Botëror dhe disa prej tyre kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Argjentinën në Katar, ishte qendërmbrojtësi i Benfikës, Nicolas Otamendi.

Otamendi luajti në të gjitha ndeshjet e Argjentinës dhe ishte shtylla kryesore në vijën e mbrojtjes në përfaqësuesen Albiceleste.

Argjentinasit i skadon kontrata me Benfikën në fund të sezonit dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se agjenti i Otamendit, Jorge Mendes, ka nisur bisedimet me Interin për transferimin e argjentinasit në Meazza.

Neroaxurët e kanë piketuar Otamendin si zëvendësuesin ideal të Stefan De Vrij i cili pritet të largohet nga Interi.

Në rast se De Vrij largohet në janar, Inter do ta transferojë Otamendin për një shifër modeste.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here