Revolucion: Zbulohen katër super përforcimet e Zidane te Juventusi

Revolucion te Juventusi, ja si do të rreshtohet skuadra nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Zinedine Zidane dhe Massimiliano Allegri janë dy trajnerët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive.

E përditshmja franceze L’Equipe, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Zinedine Zidane do ta merr drejtimin e Juventusit verën e ardhshme.

Sipas LEquipe, Zidane do të bëjë revolucion te Juventusi duke transferuar pesë lojtarë nga Reali.

Zidane synon transferimin e Karim Benzema, Toni Kross dhe Marco Asensio. Katërshes së Realit i skadon kontrata me Los Blancos në fund të sezonit, ndërsa Zidane ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me secilin prej tyre.

Përveç transferimeve të reja, Zidane do të bind Adrien Rabiot të rinovojë kontratën dhe synon rikthimin e Paul Pogba në formën e tij më të mirë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here