Shkëlqeu në Botëror: Guilermo Ochoa nga janari në Serie A

Marrëveshja është arritur, Guilermo Ochoa transferohet në Serie A.

Portieri meksikan, Guilermo Ochoa i njohur për paraqitjet e tij mbreslënëse në Botëror, mund të rikthehet përsëri në Europë, raportojnë mediat italiane.

Meksika u eleminua nga Botërori në fazën e grupeve, ndërsa Ochoa ishte protagonist me pritjet e tij ndaj Polonisë, duke pritur kështu edhe penalltinë e Lewandowskit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Guilermo Ochoa ka arritur marrëveshje me Salernitanan.

Meksikanit i skadon kontrata me Club Americas me 31 dhjetor, ndërsa Salernitanas do t’i bashkohet në janar.

Ochoa ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane deri në qershor 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here