Kolo Mouani te gjiganti italian.
Sulmuesi francez, Randal Kolo Mouani po shkëlqen me Eintracht Frankfurtin këtë sezon duke realizuar 9 gola dhe 12 asistime në 28 ndeshje të luajtura.
Kolo Muani ishte protagonist me Francën në Botëror, duke realizuar ndaj Marokut në gjysmëfinale.
E përditshmja italiane La Repubblica, shkruan se Milan ka nisur bisedimet me Eintracht Frankfurtin për transferimin e Mouanit.
Rosonerët e kanë piketuar francezin si përforcimin ideal për vijën e sulmit. Milan ka shfaqur interesim për Mouanin që kur ai luante te Nantes, por në fund Eintrachti arriti ta transferojë francezin para Rosonerëve.
Vlera e Kolo Mouanit në treg është 35 milionë euro dhe Rosonerët verën e ardhshme nuk do të kursehen për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.