Shkëlqeu në Botëror: Julian Alvarez transferohet në Serie A

Lajm bombastik, Julian Alvarez te gjiganti italian.

Argjentina është fituese e Botërorit në Katar pas 36 viteve pritje. Albiceleste triumfuan në finale ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive.

Futbollistët argjentinas shkëlqyen në Botëror dhe disa prej tyre kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Argjentinën në Katar, ishte sulmuesi i Manchester City, Julian Alvarez.

Alvarez realizoi katër gola në Botëror për argjentinën dhe pas paraqitjeve mbreslënëse vështirë se do të qëndrojë në stol te City.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter e ka piketuar Julian Alvarez si përforcimin ideal për vijën e sulmit.

Romelu Lukaku nuk po bind, ndërsa Marcus Thuram është pranë transferimit te Newcastle.

Alvarez ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 dhe për kartonin e tij Inter do të duhet të shpenzojë 50 milionë euro, para të cilat Neroaxurët pritet ti arkëtojnë nga shitja e Dumfries.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here