BOMBA E JANARIT: Gabigol rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Gabigol rikthehet në Serie A.

Drejtuesit e Interit dhe fansat do ta mbajnë në mend gjithmonë Gabigolin si një dështim të madh edhe pse braziliani kishte ardhur si përforcim i madh.

Gabigol dështoi të lërë shenjë te Interi, por duket se transferimi i tij në Serie A ishte i hershëm dhe se nuk ishte mjaftueshëm i pjekur në atë kohë.

25-vjeçari ka gjetur formën e duhur pas kthimit në Brazil dhe në sezonin e fundit ka realizuar 29 gola në 63 ndeshje të luajtura.

Gabigol ka kontratë me Flamengon deri në vitin 2024, por braziliani dëshiron rikthimin në Europë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Juventus synojnë transferimin e Gabigol në merkaton e janarit.

Gjigantët italian janë në kërkim të një sulmuesi dhe Gabigol është profili i duhur. Braziliani mund të luaj qi qendër sulmues, por edhe nga të dy krahët e sulmit.

Vlera e Gabigol në treg është 20 milionë euro, por gjigantët italian mund ta transferojnë për 10-15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here