U shpall kampion Bote: Nicolas Tagliafico transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Nicolas Tagliafico transferohet në Serie A.

Argjentina është fituese e Botërorit në Katar pas 36 viteve pritje. Albiceleste triumfuan në finale ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive.

Futbollistët argjentinas shkëlqyen në Botëror dhe disa prej tyre kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri nga lojtarët që bëri paraqitje të mira me Argjentinën në Katar, ishte mbrojtësi i Lyonit, Nicolas Tagliafico.

Tagliafico u transferua nga Ajaxi te Lyoni verën e kaluar për 4.5 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka realizuar 1 gol dhe 2 asistime në 22 ndeshje të luajtura.

Sipas Calcio Mercato, Juventus e ka piketuar mbrojtësin argjentinas si pasardhësin ideal të Alex Sandros, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Zonja e Vjetër.

Për të siguruar shërbimet e Tagliaficos, Juventus do të duhet të paguaj 10 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here