Shkëmbim spektakolar: Kingsley Coman rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Kingsley Coman rikthehet në Serie A!

Sulmuesi francez, Kingsley Coman mund të rikthehet në Itali sipas raportimeve të fundit nga Calcio Mercato.

Francezi u largua nga Juventusi në vitin 2015 për tu transferuar te Bayerni për 20 milionë euro.

Coman ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2027, por drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë për yllin e Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bayerni i Mynihut synon transferimin e Dusan Vlahovic nga Juventusi dhe Bavarezët kanë gati madje ofertën tunduese për Biankonerët.

Sipas Calcio Mercato, Bavarezët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Juventusit kartonin e Kingsley Coman dhe 20 milionë euro në këmbim të Vlahovic.

Te Juventus janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Coman do të ishte përforcimi ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here