Marrëveshja është arritur: Mac Allister transferohet te gjiganti italian

Shkëlqeu në Botëror, Alexis Mac Allister transferohet në Serie A.

Argjentina është fituese e Botërorit në Katar pas 36 viteve pritje. Albiceleste triumfuan në finale ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive.

Futbollistët argjentinas shkëlqyen në Botëror dhe disa prej tyre kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Argjentinën në Katar, ishte mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister.

Mac Allister luajti në të gjitha ndeshjet e Argjentinës dhe arriti të realizojë 1 gol dhe 1 asistim.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus ka arritur marrëveshje personale me Mac Allister. Argjentinasi ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar te Zonja e Vjetër.

Ai që pëlqen lojtarin është vetë trajneri Massimiliano Allegri, që sipas Gazzetta dello Sport u ka kërkuar drejtuesve të shohin mundësinë për ta sjellë në Torino.

Nuk është një transferim i lehtë, por bardhezinjtë po punojnë për ta mbyllur çështjen që në janar.

Vlera e Mac Allister në treg është rreth 42 milionë euro, por Brighton do të kërkojë më tepër se 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Transferimi i argjentinasit në janar do të varet nga shitja e Adrien Rabiot dhe Weston Mc Kennie.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here