Një yll dhe €45m: Lautaro largohet nga Interi

Shkëmbim spektakolar, Lautaro Martinez largohet nga Interi.

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez është lojtari më i kërkuar i Interit për disa vite me rradhë.

Lautaro ka realizuar 8 gola dhe 6 asistime në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon me Interin, ndërsa në Botëror me Argjentinën zhgënjeu me paraqitjet e tij.

Drejtuesit e Interit janë duke konsideruar shitjen e Lautaros verën e ardhshme, në rast se sigurojnë shërbimet e Marcus Thuram.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Atletico Madrid, madje Colchoneros kanë gati ofertën joshëse për Interin.

Calcio Mercato, shkruan se Atletico është e gatshme tia ofrojë Interit kartonin e Jose Maria Gimenez dhe 40-45 milionë euro në këmbim të Lautaros.

Gimenez është në shënjestrën e Interit muajt e fundit. Neroaxurët e kanë piketuar uruguaianin si pasardhësin ideal të Stefan De Vrij.

Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe gjithçka do të varet nga transferimi i Marcus Thuram në Meazza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here