E bujshme: Seedorf merr drejtimin e skuadrës së Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Clarence Seedorf rikthehet në Serie A.

Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf mund të rikthehet përsëri në Serie A si trajner, shkruan Calcio Mercato.

Seedorf u largua në vitin 2012 nga Milani për tu transferuar në Brazil te Botafogo, ndërsa në vitin 2014 i dha fund karrierës së tij si futbollist.

Menjëherë pas pensionimit, Seedorf morri drejtimin e Milanit si trajner dhe i udhëhoqi Rosonerët në 22 ndeshje.

Përveç Milanit, Seedorf ka drejtuar Deportivo La Coruna dhe kombëtaren e Kamerunit.

Seedorf aktualisht punon si analist futbolli, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se holandezi është pranë rikthimit në Serie A si trajner.

Calcio Mercato, shkruan se drejtuesit e Salernitanas e kanë piketuar Seedorf si pasardhësin ideal të Davide Nicolas, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here